DAP e ka bllokuar xhirollogarinë e MPM-së

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) e ka bllokuar xhirollogarinë e shtëpisë mediale Media Print Maqedoni (MPM), ndërkaq ekipi hetues i Prokurorisë Speciale Publike (PSP) i kanë marrë të dhant lidhur me llogaritë transaksionale, thotë për TV24 numri një i MPM-së, Sergjan Kerim, njofton Portalb.mk.

“Tani çfarë kërkojnë, me kë bisedojnë atje? I kërkojnë ato çështje për të cilat ju intereson, ata janë fletoret e llogarive, ne ua dham. Ajo është. Për shumë të madhe të transaksioneve bëhet fjalë”, deklaroi pronari i MPM-së, Kerim.

PSP në MPM kanë dërguar dy hetues financiar për t’i kontrolluar dokumentet. Sipas burimeve, ata dy herë kanë marrë të dhëna të nevojshme nga MPM. Jo-zyrtarisht mësohet se kontrollet e transaksioneve bëhen për reklamim partiak.

Nga Prokuroria e Katica Janevës, nuk komentojnë, duke thënë se ende është procedurë parahetimore, por thonë se ka bashkëpunim. Hetimi i PSP-së në MPM korrespondon me grevën e gazetarëve të tre gazetave “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik” dhe “Vest”. Përveç këtyre tre gazetave, MPM është botuese edhe e “Makedonski Sport”, magazinës “Tea” dhe internet portalit “Telegraf”.

Gazetarët e këtyre gazetave disa herë kanë protestuar. Në korrik të vitit të kaluar ata protestuan ndaj paralajmërimit se 20 të punësuar, shumica nga gazeta “Vest” do të largohen nga puna, transmeton Portalb.mk.

Përpara dy vjetëve, gazetarët e punësuar në mediat e MPM-së gjithashtu dolën në protestë pasi që menaxhmenti paralajmëroi zvogëlim të rrogave. Ata morën marrëveshje dhe anekse të reja të marrëveshjes dhe u kushtëzuar që nëse ajo marrëveshje nuk nënshkruhet do të largohen nga puna.

Sipas vendimit menaxhmenti, për 10 për qind ua ka zvogëluar rrogat atyre qe marrin prej 18 deri më 30 mijë denarë, për 20 për qind atyre që marrin prej 30 deri më 60 mijë denarë, ndërkaq për 30 për qind atyre që marrin mbi 60 mijë denarë.

LEXO: Kamçev e ka shitur pjesën e tij në MPM

LEXO: Gazetarët e MPM-së prej sot në grevë nga gjashtë orë

Kush është Sergjan Kerim?

Sergjan Kerim së fundi me përzgjedhjen e Qeverisë ishte kandidat nga Maqedonia për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, i cili  pas votimit të rrethit të katër për arriti në vendin e katërt.

Kerim nga viti 2003 është bërë njeriu i parë i MPM-së. Ai është mik i afërt me Bodo Hombah, i njohur te ne si ish shef i “Paktit për Stabilitet”. Mu nëpërmjet Hombah, grupi MPM është marrë nga manjati mediatik gjerman VAC.

Me emrin e Kerimit në Maqedoni janë të lidhura disa afera dhe spekulime. Për atë flitet se qysh në kohën e ish Jugosllavisë ka qenë udhëheqës i njërës ndër shërbimeve sekrete më elite dhe më të përfolura. Diplomati Srgjan Kerim asnjëherë nuk e ka fshehur prirjen e tij për të qenë elitar dhe luksoz. Gjatë kohës së tij kur e kryente funksionin e ambasadorit në Gjermani, është ndërtuar ambasada më e shtrenjtë e Maqedonisë. Kur ishte ambasador në OKB, ka ndenjur në apartament ku sipas burimeve të atëhershme mediatike qiraja mujore ka kushtuar 14.000 dollarë. Si kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka bërë mjaft publicitet për takimet e tij me emra të njohur botërorë, Anxhelina Xholi, Eshli Xhad, Derill Hana etj.

Banesë në New York

Apartament në Menheten me vlerë prej 1.475.000 dollarë, ka blerë Srgjan Kerim, njeriu i parë i “Media Print Maqedoni”, është shkruar në vitin 2012 nëpër mediumet e vendit duke u bazuar nga informatat e ueb faqes për pasuri të patundshmewww.blockshopper.com. Apartamenti gjendet në kompleksin luksoz “Beler apartmans”, në ndërtesën prestigjioze të lagjes Lenoks Hill. Mediumet spekulonin se banesa është blerë në prag të shitjes së kompanisë MPM, biznesmenit Orce Kamçev.Srgjan Kerim 2

Kerim nuk e ka fshehur afërsinë me partinë në pushtet VMRO-DPMNE

Srgjan Kerim, shpesh mund të shihet në tubimet kryesore të partisë pushtetare VMRO-DPMNE. Ai nuk e mohon afërsinë e tij me anëtarët e partisë, veçmas me ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe me biznesmenin, Orce Kamçev.

Ai në një intervistë ka thënë që nuk sheh asgjë të keqe se disa mediume që janë nën ombrellën e MPM-së, i përkrahin dhe u japin mbështetje politikave qeveritare. Edhe pse, thotë që “Dnevnik” është i vetmi që është orientuar drejt politikave pro qeveritare. Sipas Kerim, “Utrinski Vesnik” ka qenë më i orientuar nga opozita, ndërkaq “Vest” ka funksionuar ashtu siç ka funksionuar, nënvizon Portalb.

Afera 750 mijë euro në shishe

Me Kerim para disa vjetëve është zbuluar afera “750.000 euro në shishe”, por as VAC, pronari i atëhershëm i MPM-së, por as pushteti i Maqedonisë nuk kanë gjetur diçka të gabuar në këtë aferë. Sipas informatave, atëherë në veturën zyrtare të MPM-së, të cilën e ka drejtuar shoferi personal i Kerim, në një shishe të plastikës janë gjetur 750.000 euro në kesh. Kerim e ka mohuar përgjegjësinë për rastin i cili ka ndodhur në kufirin hungarez, për të cilën pushteti hungarez e ka alarmuar Drejtorinë e Maqedonisë për parandalim të larjes së parave. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button