Kërkohet arrestimi i dytë nën urdhrat e Janevës, ja për kë

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, sot pasdite ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve dhe ka dhënë urdhër-arrest, gjegjësisht urdhër për arrestim të menjëhershëm të Koçanit, e cila hyn në fuqi menjëherë. Paraburgimi është shqiptuar pasi që Këshilli Penal e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale, të cilën e ka dorëzuar ndaj vendimit të gjykatëses së procedurës paraprake, e cila fillimisht e ka refuzuar kërkesën për paraburgim, njofton Portalb.mk.

Këshilli sot ka  vendosur se të gjitha bazat për paraburgim janë të plotësuar, gjegjësisht e ka pranuar arsyetimin e PSP-së se Sead Koçan, nëse ngelet në liri mund të ikë, të ndikojë ndaj dëshmitarëve ose të shkatërrojë dëshmi në rastin “Trust”.

Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans Met”.

Përndryshe, ky është arrestimi i dytë i cili pritet të bëhet pas atij të ish shefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski.

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

LEXO: “Fortesa”, bëhet arrestimi i parë me kërkesë të Katica Janevës (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button