Artistja Manjola Nallbani vlerësohet me titullin “Mjeshtër i Madh”

Dje në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Presidenti i Shqipëris Bujar Nishani, ka dekretuar artisten Manjola Nallbani me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Në shenjë mirënjohje, për kontributin që Nallbani ka dhënë në muzikën shqiptare, Nishani i dhuroi urdhrin e artë, më se të merituar një artisteje që prej vitesh është simbol i ruajtjes së vlerave të muzikës së mirëfilltë shqiptare, transmeton Bordo.al.

Pedadogia e Akademisë së Arteve, ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri të muzikës, duke u kthyer në ‘zyshën’ e preferuar të studentëve që kanë zgjedhur të studiojnë për muzikë. E njohur për talentin e saj në tre gjinitë muzikore, muzikë e lehtë, popullore dhe klasike Nallbanit iu akordua ky vlerësim me propozimin e Shoqatës së Gruas, pikërisht për kontributin e saj në këtë drejtim.

Titulli “Mjeshtër i Madh’, duket se ka ardhur në momentin e duhur, për artisten multidimensionele të artit shqiptar.

Manjola Nallbani
Manjola Nallbani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button