Gënjeshtrat që nuk duhet t`i thuani në takimin e parë

Ndarja e ca gënjershtrave të vogla në takimin e parë nuk është ndryshe nga zbukurimi i rezymesë. Shembull, “nuk mund të pushoj së kontrolluari profilin e ish të dashurit në FB” shumë lehtë mund të konvertohet në “ jam e dhënë pas Fejsbukut”.

Ja katër gjërat për të cilat nuk duhet të gënjeni kurrë, dhe një gjë që është në rregull të thuhet edhepse nuk është tërësisht e vërtetë…

Mos u shtirni…

…se ju pëlqen basketbolli. Njëjtë vazhdon edhe për futbollin, apo cilindo hobi që e keni provuar dhe jeni e sigurtë se nuk ju pëlqen. Është e natyrshme të dëshironi të gjeni një mes të përbashkët pasi keni dëgjuar se i pëlqen diçka shumë, mirëpo nëse gënjeni atëherë takimi i dytë do të sjellë bezdisje dhe keqkuptime.

…se vrapimi është kënaqësi për ju. Nëse e gjeni veten me ndonjë entuziast të krosfit-it apo të maratonës, rezistoni dëshirës që edhe ju të thoni se e dashuroni vrapimin. Përndryshe, duhet të bëheni gati për të Shtune me djersitje nga vrapi e jo nga diçka tjetër që e dëshironi më shumë.

…se e kuptoni tërësisht punën e tij. Nëse ai punon një nga ato punët që tingëllojnë të trilluara, mos hezitoni të pyesni se çfarë saktësisht nënkupton detyra e tij në punë. Nëse është diçka që nuk e dëgjoni çdo ditë, mos u turpëroni të pyesni, nuk do tingëlloni si e marrë nëse nuk e dini se çfarë do të thotë “biolog algoritmik”. Nëse nuk e pyesni tash, gjithmonë do të dëshironit të kuptoni se çfarë punon.

…se mund të pini si pirat. Nëse mundoheni të mbani ritmin e tij në pirje të alkoolit do të pendoheni, qoftë edhe nëse mëngjesin e ardhshëm ju dhemb i gjithë trupi. 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button