Ahmeti – Zanieri: Të nis dialogu zhbllokues në vend

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot në Kuvendin e Maqedonisë Shkup ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Lamberto Zanieri.

Ahmeti dhe Zanieri bashkëbiseduan për zhvillimet e fundit në vend dhe mënyrat për ta zgjidhur krizën politike.

Ahmeti theksoi nevojën për arritjen e kompromisit midis palëve, por edhe vendosjen e dialogut midis partive parlamentare në mënyrë që të zhbllokohet fillimisht Kuvendi e më pas edhe institucionet e tjera. Ai shpjegoi edhe njëherë që Deklarata e përbashkët është shkruar në Shkup dhe rrjedh nga premtimet tona programore zgjedhore, ndërsa nuk cënon karakterin kushtetues e aq më pak sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.

Ahmeti foli për rëndësinë e sundimit të së drejtës dhe procesin e transparencës së përgjithshme në BDI me ç’rast ftoi edhe OSBE-në të kyçet në këtë proces, ndërsa theksoi që edhe partitë e tjera duhet të gjejnë guximin e njëjtë dhe të shpalosin burimet e tyre financiare.

Ahmeti njoftoi Zanierin që ka propozuar nisje të dialogut zhbllokues në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button