Platforma nga Tirana dhe ngjarjet politike temë e takimit Gruevski – Hellbah

 Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv Nikolla Poposki, Nikolla Torodov dhe Ilija Dimovski sot realizuan takim me të dërguarin special për Evropën Juglindore të Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Kristijan Helbah dhe ambasadoren gjermane Kristine Althauzer, transmeton MIA.

Në takim, siç kumtojnë nga partia, u bisedua për shumë tema aktuale lidhur me ngjarjet vijuese politike, si dhe platformën nga Tirana dhe planet për periudhën e ardhshme.

Nga ana e VMRO-DPMNE-së është theksuar se ajo që ka ndodhur me platformën nga Tirana, vjen në kohë jashtëzakonisht të pakëndshme. “Shumica e qytetarëve të Maqedonisë ndihen si ndonjë tjetër, prej jashtë nga shteti tjetër fqinj ua krijon fatin, madje edhe pjesa e madhe e atyre të cilët kanë votuar për LSDM-në, tani ndihen të mashtruar sepse ata nuk kanë votuar për platformën e cila u krijua pas zgjedhjeve. thuhet në kumtesë.

Në takimin me të dërguarin special gjerman nga VMRO-DPMNE-ja është theksuar se në bisedimet pas zgjedhjeve me BDI-në nga ana e VMRO-DPMNE-së është biseduar vetëm për përparimin e të drejtës së gjuhës në komunat ku komunitetet e pakicave janë mbi 20 për qind dhe për punë të cilat janë të lidhura me përparimin e të drejtave të njeriut, por ajo, theksojnë, që është e dukshme është se nga LSDM-ja kanë marrë ofertë më të mirë dhe e kanë pranuar platformën nga Tirana e cila ka shtrirje shumë më të gjerë.

Nga ana e VMRO-DPMNE-së është theksuar se marrëveshja për koalicion midis LSDM-së dhe BDI-së do të thotë shkelje e parimit për koalicionim të “fitues me fitues”.

Nga VMRO-DPMNE-ja theksuan se problemi i parë është platforma, problemi i dytë është shkelja e njërit nga parimi themelor i vendosur në demokracinë tonë si specifikë e koalicionimit të fituesit me fitues , problemi i tretë janë punët procedurale rreth ndarjes së mandatit për të cilin më shumë mund të tregojë presidenti i shtetit.

Në takim është biseduar edhe për punën e Prokurorisë speciale publike. Nga ana e VMRO-DPMNE-së është kumtuar se në lidhje me punën e PSP-së është bërë e qartë se me veprimin e tyre bëhet ndjekje politike dhe qëllimi i tyre është realizim i qëllimeve të caktuara politike, e jo për rregullim ligjor të disa ngjarjeve të cilat kanë ndodhur.

Nga ana e të dërguarit special Hellbah është theksuar se Republika Federale e Gjermanisë është shtet mik i Republikës së Maqedonisë dhe me kujdes e ndjek situatën aktuale politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button