Kuvendi i Shqipërisë mbështet rezolutën për Haradinajn

Kuvendi i Shqipërisë mbështet rezolutën e Kuvendit të Kosovës për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze, raporton Anadolu Agency (AA).

Në përfundim të seancës plenare sot, kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë përshëndet dhe mbështet plotësisht rezolutën e miratuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përmes së cilës kërkohet lirimi sa më shpejt i ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Dëshiroj të përshëndes edhe në emrin tuaj dhe të gjithë Kuvendit të Shqipërisë, rezolutën e miratuar nga Parlamenti i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të Haradinajt”, u shpreh Meta në fund të punimeve të seancës së sotme parlamentare.

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot miratoi rezolutën ku kërkohet lirimi i pakusht i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe pezullimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi deri sa të ndodh ky lirim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button