Georgievski: Ivanov e shkel Kushtetutën, patjetër duhet ta jep mandatin

Ish lideri i VMRO-DPMNE-së dhe lideri aktual i VMRO-PP-së Lupço Georgievski ka reaguar në ndodhtë e fundit ndaj mosdhënies së mandatit për ato që kanë siguruar shumicë, njofton Portalb.mk.

“Kryetari Ivanov për së dyti herë e shkel Kushtetutën e Maqedonisë, praktikën demokratike maqedonase dhe evropiane. Kushtetuta është e qartë, ai patjetër duhet t’ua jep mandatin atyre partive të cilët kanë siguruar shumicë. Në të kundërtën ai rrezikon ta çojë Maqedoninë në izolim ndërkombëtar, t’i ndez pasionet dhe ta suspendojë demokracinë”, thotë Georgievski.

Georgievski thotë se nëse Qeveria e re e LSDM-së sjell ligje mashtruese dhe antikushtetuese ekziston Gjykata Kushtetuese që do t’i shfuqizojë të njëjtat, ndërsa populli me 21 maj në zgjedhjet lokale do t’i dënojë me humbje historike.

“VMRO-DPMNE-ja nuk guxon t’i thyej të gjitha urat drejt partive politike shqiptare, nuk guxon të mbetet armik i vendeve të bashkësisë euroatlantike. Nuk guxon të luajë me stabilitetin dhe sigurinë e vendit. Me asnjë çmim nuk duhet t’i shtyjë zgjedhjet lokale, ka mundësi për triumf të madh, si hap i parë drejt kthimit të ri demokratik në pushtet”, shton Georgievski.

Sipas tij, Platforma e partive shqiptare është mohim dhe degradim i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, për të cilën thotë se është e mbyllur.

“Marrëveshja e Ohrit është mbyllur dhe hapur nga bashkësia ndërkombëtare. Për fat të keq të dy partitë, në vend se ta refuzojnë platformën si të kotë, të dy partitë debatuan për të dhe kështu i dhanë legjitimitet, së pari VMRO-DPMNE-ja, pastaj edhe LSDM-ja”, shton Georgievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button