Edhe Kosova kalon Maqedoninë në renditjen e FIFA-s (FOTO)

Nuk ka ditë të mira për Reprezentacionin e Maqedonisë në futboll, së fundmi me publikimin e renditjes së fundit nga FIFA, Maqedonia edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, ka humbur një pozitë në dallim me atë të muajit shkurt. Maqedonia tani mban pozitën e 166-të, që paraqet renditjen e saj më të dobët në historinë e ekzistimit, ndërsa Maqedonisë tani ka dalë edhe reprezentacioni i Kosovës që mban pozitën e 164-t.

Kosova dhe Maqedonia në renditjen e FIFA-s

Kështu nga përfaqësueset e kontinentit të vjetër, pas Maqedonisë kanë mbetur pesë reprezentacionet amatore – Malta, Lihtenshtajni, Andorra, San Marino dhe Gjibraltari.

Shqiperia

Përfaqësuesja e Shqipërisë në renditjen e fundit të FIFA-s, me 623 pikë, mban pozitën e 54. Kreu i renditjes nuk ka pësuar ndryshime dhe në pozitën e parë në botë mbetet Argjentina, e ndjekur nga Brazili, Gjermania, Kili e Belgjika. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button