Është ulur numri i emigrantëve në qendrën e pranimit në Gjevgjeli

Për një muaj jo të plotë numri i emigrantëve në qendrën pranuese transituese “Vinojug” në Gjevgjeli pothuajse është përgjysmuar, informuan sot nga udhëhqësia e kampit sipas evidencës të së cilit kanë mbetur vetëm edhe 36 emigrantë.

Sipas të dhënave të policisë kufitare, 10 prej emigrantëve janë burra, 15 gra dhe 11 janë fëmijë. Gjysma tjetër e emigrantëve të cilët ishin në kampin në Gjevgjeli nga themelimi i “rutës ballkanike” janë kthyer prapa në territorin grek sipas kërkesës së tyre dhe dëshirës se duan të kthehen në shtëpi.

Informacioni nga polica kufitare konfirmon se situata në kufirin jugor është stabile dhe qetë dhe në kuotën 59 prej ku refugjatët vijnë në territorin tonë, aktualisht nuk ka emigrantë, për ç’arsye është e zbrazur edhe tenda e jashtme e Habitat.

Gjatë vizitës së rajonit para dy ditëve edhe ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski konfirmoi se situata në kufirin jugor me Greqinë asnjëherë nuk ka qenë më e qetë dhe se shumë është ulur numri i tentimeve ilegale për kalimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button