Filmi për refugjatin e vogël nga Kosova fiton çmimin “Grimme”

Ky film bën fjalë për jetën e Lutviut 12 vjeçar, refugjat nga Kosova i cili jeton me familjen në Dortmund. Autorët e filmit, Jürgen Brügger dhe Jörg Haassengier rrëfejnë për frikën që ka Lutviu nga dëbimi në Kosovë, shkruan albinfo, përcjell Portalb.mk.

Televizioni i njohur gjerman WDR ka fituar çmimin ”Grimme” të kategorisë për fëmijë dhe të rinj me filmin “Nordstadtkinder-Lutwi”.

Ky film bën fjalë për jetën e Lutviut 12 vjeçar, refugjat nga Kosova i cili jeton me familjen në Dortmund. Autorët e filmit, Jürgen Brügger dhe Jörg Haassengier rrëfejnë për frikën që ka Lutviu nga dëbimi në Kosovë, shkruan wdr.de. Shikuesi e përjeton përditshmërinë e vogëlushit, që sillet në mes të një barre enorme për moshën e tij dhe lehtësisë me të cilën e marrin jetën fëmijët.

E gjithë kjo, e projektuar në mënyrë konsekuente nga perspektiva e djaloshit. Sipas jurisë, “kjo perlë e serisë së WDR-së dallon nga shumica e dokumentarëve me përpjekjen për të na sjellë më afër biografitë e refugjatëve të rinj”.

Filmi është pjesë e projektit intermedial “Nordstadtkinder”, i cili përbëhet nga 10 filma dokumentarë që bëjnë fjalë për jetën e të rinjve nga Nordstadt-i i Dortmundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP