Dafina Zeqiri publikoi videoklipin e këngës ‘Four seasons’ (VIDEO)

“Four Seasons” titullohet kënga e saj e parë për tregun ndërkombëtarë, shkruan KultPlus, përcjell Portalb.mk.

Pas një mungese të gjatë në skenën muzikore, Dafina Zeqiri më në fund ka sjell projektin e saj më të ri.

Këngëtarja e njohur e cila qe një kohë po qëndron në SHBA sapo ka lansuar videoklipin e këngës së saj të parë për tregun ndërkombëtar duke realizuar kështu edhe ëndrrën e saj fëmijërore. Edhe kësaj radhe ndonëse vërehet jë frymë ndryshe e punës, Dafina prapë qëndron në stilin e saj si për nga muzika ashtu edhe për nga stili, por ajo çka mund të themi me siguri është se Dafina duket për mrekulli.

“Four Seasons” titullohet kënga e saj e parë nën grupin muzikor “Nusense”. Pritet të shihet se sa do të jetë ky projekt i suksesshëm për Dafinën në tregun amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button