UEFA: Vetëm dy vende në garë për organizimin e Evropianit 2024

UEFA ka njoftuar se vetëm dy vende kanë kandiduar për organizimin e Kampionatit Evropian në vitin 2024, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Çdo asociacion ishte i lirë për të aplikuar deri më 3 mars, por UEFA ka thënë se këtë afat e kanë respektuar vetëm Gjermania dhe Turqia.

Ka pasur interesim edhe nga shtetet skandinave, por ata nuk kanë arritur të përfundojnë procedurat dhe tani Gjermania e Turqia duhet të dorëzojnë dosjen e plotë deri në prill të vitit 2018 për të treguar përse e meritojnë të mbajnë garën.

Gjermania ka mbajtur Botërorin në vitin 2006, ndërsa Turqia nuk ka organizuar kurrë turne të madh ndërkombëtar pasi kishte dështuar në tentativat për Evropianët 2008 dhe 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP