Maqedonia – Kamerun, miqësorja e majit

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll me 26 maj në qytetin austriak të Kufshtajnit do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Kamerunit. Kjo ndeshje është pjesë e përgatitjeve të përfaqësueses së Maqedonisë në kuadër të ciklit të eliminatoreve për evropianin e vitit 2016-të që do të mbahet në Francë.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë që Maqedonia do ta zhvillojë kundër Kamerunit, pas asaj miqësore në vitin 2011-të kur në Shkup “verdhekuqtë” kishin pësuar me rezultatin minimal 1:0.

Aktualisht përfaqësuesja e Kamerunit ndodhet në pozitën e 46-të në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Kameruni gjithashtu është pjesë e Kampionatit Botëror në Brazil, ku bënë pjesë në grup së bashku edhe me kombëtaren mikpritëse, Kroacinë dhe Meksikën.

Lajme të ngjashme

Back to top button