UEFA befason me lojtarin e ndeshjes Barcelona – PSG

Andres Iniesta është shpallur lojtari i ndeshjes së jashtëzakonshme Barcelona – PSG, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Barcelona sot ka shkruar historinë duke përmbysur disavantazhin prej 4-0 nga ndeshja e parë, ndërsa fitoi 6 me 1, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ky vendim i UEFA-s për lojtarin e ndeshjes është paksa befasuese kur dihet se Iniesta ishte i përfshirë vetëm në golin e dytë.

Derisa Neymar ishte vendimtar duke shënuar dy herë dhe duke bërë një asist, dhe gjithashtu nxori penaltinë për golin e Leo Messit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button