Sekretari shtetëror i OSBE-së Zanier sot realizon takime me kreun shtetëror dhe politik

Sekretari shtetëror i OSBE-së mbrëmë arriti në Shkup për shkak të situatës së re të krijuar në Maqedoni pasi presidenti Gjorge Ivanov nuk ia dha mandatin liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaevit, njofton Portalb.mk.

Zanier gjatë ditës së sotme do të realizojë takime me shefin e diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki, presidentin Gjorge Ivanov, liderët e partive parlamentare në Maqedoni si dhe me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.

Përndryshe, pasi presidenti Ivanov solli vendim për të mos ia dhënë mandatin, liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili mblodhi shumicë parlamentare, Zanier reagoi duke thënë se janë të shqetësuar për zhvillimet e ngjarjeve në Maqedoni.

“Jemi të shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në Shkup. Rezultatet nga zgjedhjet e dhjetorit, janë bazë solide që të formohet Qeveria e cila do t’u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve”, shkruajti Zanier në Twiter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button