Shfuqizohet leja për ndërtim të hotelit në Lagadin të Ohrit

Qytetarët e Ohrit e kanë fituar betejën disamujore kundër ndërtimit të hotelit në Lagadin në rripin e sigurisë së Liqenit të Ohrit. Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm ka kërkuar nga Komuna e Ohrit që ta shfuqizojë miratimin e dhënë për ndërtim, transmeton Portalb.mk.

Kërkesa vjen pas mbikëqyrjes së përbashkët të vendit për ndërtim të hotelit nga Inspektorati për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor dhe Drejtoria për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore në Sektorin për Urbanizëm në Komunën e Ohrit.

“Duke i pasur parasysh raportet dhe informatat nga mbikëqyrja e koordinuar inspektuese, në të cilat janë konstatuar disa shkelje të procedurës për konstatim të kushteve dhe mënyrës së ndërtimit në fshatin Lagatin të Ohrit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button