Ahmeti: Partitë politike nxisin konflikte ndëretnike për përfitime personale

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë për Rojters theksoi se kriza politike në Maqedoni mund të zgjasë edhe me vjet dhe se disa politikanë e shfrytëzojnë për të nxitur konflikte ndëretnike, njofton Portalb.mk.

“Kjo është krizë politike dhe duhet të zgjidhet me mjete politike dhe jo prej saj të dalin probleme ndëretnike me qëllim përfitimi të disa partive politike”, tha Ahmeti për Rojters.

Ahmeti vlerëson se qorrsokaku mund të zgjaste “edhe katër vjet” për kur parashihen të mbahen edhe zgjedhjet e ardhshme.

Lideri i BDI-së vërtetoi se në pajtueshmëri me marrëveshjen e arritur koalicionuese me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë, gjuha shqipe do të jetë e shfrytëzueshme në institucionet shtetërore dhe bankënota dhe se janë marrë vesh që kryetari i Parlamentit të jetë shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button