Edhe Ferizaji i Beqirit fiton tri pikë

Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë këtë sezon është mbushur përplot futbollist nga Maqedonia, por njëkohësisht në Super Ligë  Lideri i tabelës Trepça 89 dhe Ferizaji që po kërkon të sigurojë ekzistencën kanë marrë besimin që të udhëhiqen nga dy strateg të njohur të futbollit nga Maqedonia.

Pikërisht sot Ferizaji i Argjend Beqirit ka realizuar një fitore mjaft të madhe në duel me skuadrën e Dritës, megjithëse minimale. Pikërisht për këtë arsye trajneri i kësaj skuadre Argjend Beqiri kërkon nga futbollistët e tij të jenë më të vëmendshëm.

“Luajtëm një ndeshje mjaft të vështirë përballë një kundërshtari të respektuar siç është Drita. Vendosem ndeshjen me një gol, por kjo do jetë e pa toleruar në ndeshjet e radhës pasi skuadrat më të forta se Drita mund të na ndëshkojë. Ne duhet të përmirësohemi urgjentisht në këtë aspekt”, deklaroi Beqiri.

Ndërkohë dje Trepça 89 e Zekirija Ramadanit ka fituar në derbin e javës Prishtinën duke u stabilizuar si lider i kampionatit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button