Dimitriev: Zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për dalje nga kriza

Kryeministri teknik Emil Dimitriev, gjatë vizitës së sotme në Delçevë, përsëriti qëndrimin partiak të VMRO DPMNE-së se zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me lokalet, është rrugëdalja e vetme nga kriza politike.

“Konsideroj se temat e këtilla s’janë privilegj i elitave politike, sado që ata të konsiderohen si të aftë që të menaxhohen këto procese. Për tema të këtilla, faktori i vetëm që mund të thotë dhe të prononcohet është populli edhe atë në zgjedhje parlamentare, që do të organizoheshin bashkë me zgjedhjet lokale. Partitë, atë që duhet ta thonë pas zgjedhjeve duhet ta bëjnë para zgjedhjeve sepse për këtë duhet të marrin legjitimitet, që qytetarët të kenë ide të qartë kujt t’ia japin votën dhe në ç’drejtim do të lëvizin gjërat në të ardhmen”, deklaroi Dimitriev.

Kryeministri teknik komentoi edhe paralajmërimin për hapjen e kampeve të refugjatëve në Maqedoni, të cilën e bëri shefi i diplomacisë austriake, Sebastian Kurc.

“Maqedonia dha kontribut të madh në menaxhimin e krizës së emigrantëve dhe këtë e kanë vlerësuar të gjitha vendet e BE-së dhe më gjerë. Ne në të ardhmen do të sillemi në këtë mënyrë, por për formimin eventual të kampeve, qëndrimi ynë është kategorik “JO” sepse në vendin tonë refugjatë vijnë nga vendet- anëtare të BE, shtete që janë të sigurt dhe nuk shoh logjik në vendin tonë të formohen kampe. Ne si shtet kundërshtojmë propozimin e këtillë”, vuri në dukje Dimitriev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button