Erdogan uron Ditën e Gruas edhe në gjuhën shqipe

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter, ka shprehur urimin e tij me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas në mbi dhjetë gjuhë të botës, përfshirë edhe gjuhën shqipe.

“Të gjitha grave të vendit tim e të gjithë botës i uroj gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin”, ka qenë mesazhi i Erdoganit në gjuhën shqipe në Twitter, shkruan AA.

Ndryshe, presidenti turk Erdogan përmes llogarisë së tij në Twitter mesazhin me rastin e 8 Marsit deri më tani e ka dërguar edhe në dhjetë gjuhë të tjera botërore krahas turqishtes dhe shqipes, edhe atë në gjuhët malaje, urdu, boshnjake, perse, gjermane, ruse, spanjolle, frënge, arabe dhe angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP