Në Indi, vetëm 5% e grave… zgjedhin burrin!

Kur kushtet e grave nuk shkojnë drejt përmirësimit. Sipas një sondazhi të Indian Human Development Survey (IDHS) të bëra publike në shkurt, vetëm pesë për qind e grave indiane zgjedhin burrin e tyre dhe 45 për qind janë analfabete, përcjell Bordo.al.

Ky studim është bërë në 34 shtete të ndrysme të Indisë, në zona urabne dhe rurale. Në 73 për qind të rasteve, martesa del sipas zgjedhjes që marrin prindërit. Ndërsa 65 për qind e tyre kanë takuar bashkëshortin për herë të parë ditën e martesës.

Kontrolli i jetës së grace në Indi shtrihet edhe në vizitat mjekësore apo në vajtjen në dyqane, ku më shumë se 80 për qind e tyre kanë nevojë për leje nga një prej anëtarëve të familjes. Madje vetëm 27 për qind e grave indiane bëjnë pjesë në popullsinë aktive, ose vendi i dytë me nivelin më të ulët të pjesëmarrjes së gruas në fuqinë punëtore në Azinë e Jugut, pas Pakistanit.

Indian-women

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button