Reshje dëbore në zonat e larta të Korçës

Pranvera ka ardhur ndryshe këtë vit në Korçë, pasi bora ka mbuluar disa nga zonat më të larta në gjithë qarkun e juglindjes, mes të cilave edhe pikën turistike të Dardhës.

Në Dardhë, trashësia maksimale e borës ka arritur në 40 cm. Sipas të dhënave, bora ka shkaktuar probleme, pasi aksi rrugor drejt Dardhës mund të kalohet vetëm me zinxhirë, raporton Top Channel.

Si rrjedhojë e reshjeve të cilat kanë zgjatur për thuajse disa orë, edhe njëherë qytetarët e Korçës i janë rikthyer veshjes së tyre dimërore dhe çadrave, si në një ditë dimri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button