Këto gra kanë ndryshuar botën dhe ju nuk i njihni!

Informaticiene, austronaute, sipërmarrëse apo zbuluese kibernetike… zbuloni disa prej femrave, që duke punuar në hije, kanë kontribuar që ta bëjnë shekullin e XXI ashtu siç e njohim sot, transmeton Bordo.al.

Ada Lovelace, programuesja e epokës viktoriane!

E apasionuar, ekstravagante dhe brilante, Ada Lovelace shfaqet në peisazhin viktorian (1937-1901). Në fakt vajza e poetit të famshëm Lord Bajron i ngjan shumë babait të saj. E shqetësuar për sjelljet e saj shumë të pazakonta, mamaja e dërgon të bëjë studime matematike. Por, ky është një nga momentet më vendimtare në jetën e Ada Lovelace, e cila papritur zbulon një pasion të fshehtë dhe i futet kokë e këmbë studimit të ekuacioneve dhe integraleve.

Në Londër ajo do të takojë njeriun që do të ndryshojë jetën e saj. Charles Babbage nuk është as bashkëshorti i saj, as i dashuri, sikurse flisnin fjalët e kohës, por ai që do të kanalizojë mendjen e saj gjeniale nëpërmjet një bizhuje teknologjike, kompiuterin më të evoluar të epokës, makinë diferenciale (makinë llogaritëse mekanike që përllogarit polinomet). Ada Lovelace do të shkruajë për herë të parë algoritmet që do të vënë në punë këtë makinë, veprim që konsiderohet si programi i parë informatik.

Margaret Hamilton, ajo që dërgoi njeriun e parë në Hënë!

Margaret Hamilton ka shpikur softuerin (ajo që ju mundëson të përdorni kompiuterin apo cdo gjë teknologjike) duke mundësuar që të punojnë pajisjet teknologjike që dërguan njerëzit e parë në Hënë. Asgjë e madhe. Megjithatë, ajo nuk figuron në asnjë faqe të parë të ndonjë gazete. Ajo që dhjetë vite para “Microsoft”-it shkruajti kodin e parë për një kompiuter dhe ku punuan 400 persona të projektit Apollo, drejton sot kompaninë Hamilton Technolgies Inc. Që ndodhet në krahë të MIT (Massachusetts Institute of Technology), aty ku filloi karriera e saj.

Valentina Terechkova, gruaja e parë që udhëtoi në hapësirë!

Në mes të Luftës së Ftohtë, gjatë viteve 1970, vajza e re 27-vjeçare, del në orbitë përreth Tokës. Kapsula e saj nuk ka asgjë që i afrohet luksit të kapsulave moderne të austronautëve sot. Por ka diçka për të ngrënë, pirë dhe kulmi i luksit është një pastë dhëmbësh. Jo keq, vetëm se personeli në tokë kishte haruar të vendoste një furçë dhembësh. Valentina niset, e tërhequr nga raketa R-7. Përveç se edhe një detaj tjetër është harruar, të programohet raketa për të zbritur sërish. Një vogëlsi më e rëndësishme se sa higjena e gojës së sajë, që për pak i kushtoi jetën. Por e pajisur me një guxim admirues dhe një ekip në tokë super aktiv, Valentina arrin më në fund të kthehet shëndoshë e mirë. Nikita Hrushovin që të tallet me të gjithë ata që e konsiderojnë gruan si seksi i dobët.

Sue Black, informaticiene luftëtare!

Me flokë të shkurtër dhe të kuq, me karakter të fortë energjia e Sue Black bie në sy që në shikim të parë. Në atë nivel që BBC-ja është frymëzuar nga kjo grua për krijimin e një prej personazheve të “Girls Can Code”, seriali televiziv që vë në pah gratë e arrira, në veçanti në fushën e teknologjive të reja. Doktoreshë shkencash për programim në “University College London” dhe shefe e departamentit të Softuerëve dhe Shkencave Informatike në Universitetin e Westminster Black lufton për njohjen e punës së grave deshifruese të mesazheve naziste gjatë luftës së dytë botërore në “Bletchley Park” (qendra britanike e deshifrimit të kodeve gjatë Luftës së Dytë Botërore).

Joanna Shields, zbuluese e kriminelëve kibernetikë!

Yll i Internetit, Joanna Shields është ministrja e parë britanike e ngarkuar me sigurinë në Internet. Puna e saj? Të gjejë kriminelët kibernetik në rrjet. Ish drejtoreshë e Facebook Europe duke kaluar nga Google, Joanna ka qenë më parë këshilltare për Teknologjitë e Reja e kryeministrit James Cameron. E diplomuar në shkenca, por gjithashtu një sipërmarrëse dhe grua politike, Joanna është përshkruar si një nga 100 gratë më influente nga BBC-ja dhe Wired.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button