IS merr përgjegjësinë për sulmin në spitalin ushtarak në Kabul

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në spitalin ushtarak në Kabul, që gjendet pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Nga ky sulm të paktën katër persona janë vrarë dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur.

Sulmuesit, të veshur si doktor, kanë sulmuar spitalin Sardar Mohammad Daud Khan.

Ata janë përleshur me forcat e sigurisë në brendësi të ndërtesës, njoftojnë zyrtarët.

Zyrtarët afganë kanë thënë se nuk e dinë numrin e sulmuesve të spitalit në Kabul. Ata hynë në brenda spitalit, pas një shpërthimi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul e ka dënuar fuqishëm këtë sulm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button