Liria humbi derbin, por siguron Super Ligën

Sonte në qendër të vëmendjes ka qenë ndeshja e fundit e xhiros së 16-të të Ligës së Parë, ku u takuan Liria dhe Rabotniçki, që ishte dhe derbi i javës. Liria në këtë ndeshje është dorëzuar përballë Rabotniçkit, duke pësuar në fund me rezultatin 65:75. 

Më i merituari për fitoren e Rabotniçkit në këtë ndeshje ishte Goran Ikoniç me 29 pikë, ndërsa te Liria më i spikaturi ishte Dimçe Tasosvki, që këtë ndeshje e mbylli me 17 pikë.
Ekipi nga Çairi zhvilloi ndeshje shumë të mirë, e mbështetur edhe nga tifozët tani më besnik të ekipit, “Shvercerat”. Liria pjesën e parë e mbylli në favor të saj me rezultat 47:37, por në çerekun e tretë Rabotniçki e nisi shumë mirë, duke krijuar një seri prej 10-0, dhe për shtatë minuta lojë i lejoi vendasve të realizojnë vetëm shtatë pikë. Kjo periodë u mbyll me rezultat të ngushtë 58:57 për Lirinë. 

Pjesa e fundit ishte dramatike, fillimisht Samarxhievit e filloi me tre pikë për Lirinë, ndërsa më pas në skenë doli Ikoniç i Rabotniçkit duke shënuar pikë të një pas njëshme. Pasuan edhe disa gabime në sulm të Trajkovskit, që mundësuan mysafirët të arrijnë deri te fitorja. Tani kampionati vazhdon edhe me dy ndeshje të kampionatit të rregullt, e që më pas fillojnë garat e Super Ligës, ku të gjitha ekipet e kualifikuara përfshi këtu dhe Lirinë, e nisin me zero pikë. 

Vlen të përmendim se në këtë ndeshje ka dominuar anim korrekt dhe i zjarrtë i tifozëve nga Shkupi “Shvercerat”, të cilët për asnjë moment nuk u ndalën të përkrahin ekipin e Lirisë, edhe në momentin kur rezultati ishte kundër skuadrës së zemrës, e që në fishkëllimën e fundit, përshëndetën me duartrokitje frenetike aktorët e kësaj shfaqje të mrekullueshme në palestrën “Nën Kala” / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button