Eurostat: Gratë në BE fitojnë mbi 20 për qind paga më të ulëta se burrat

Në vendet anëtare të BE-së gratë marrin mesatarisht për 16,3 për qind paga më të vogla se kolegët e tyre meshkuj, ndërsa në disa shtete ata janë më të ulëta edhe për mbi 20 për qind, tregojnë të dhënat e Eurostatit.

Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2015 në numrin më të madh të vendeve të BE-së, mes të cilave janë edhe Bullgaria, Letonia, Portugalia, Sllovakia, Finlanda dhe Franca, pagat e grave janë për 15 deri 20 për qind më të ulëta se ato të burrave.

Dallime më të vogla në paga prej 5,5 për qind ka në Luksemburg dhe Itali, ndërsa të ardhurat personale me dallim më të madh në dobi të burrave ka në Estoni – 27 për qind, në Çeki, Austri dhe Gjermani – nga 22 për qind edhe në Britaninë e Madhe – 21 për qind.

Të dhënat e Eurostatit tregojnë se secilën një euro që do ta fitojnë burrat, koleget e tyre për punën e njëjtë fitojnë nga 84 euro cent.

Pabarazia mes burrave dhe grave në tregun e punës në BE nuk ekziston vetëm në lartësinë e pagave, por edhe në pozitat udhëheqëse që i marrin. Kështu që në vitin 2015 vetëm një e treta nga menaxherët në BE kanë qenë gra, edhe pse gratë marrin pjesë me 43 për qind në fuqinë e përgjithshme punëtore.

Kjo posaçërisht është e dukshme në sektorët e administratës, tregtisë dhe shërbimeve, ku dy të tretat e të punësuarve janë gra, por shumica e shefave janë burra.

Dallime ka edhe në shkallën e punësimit mes burrave dhe grave në vendet anëtare të BE-së. Kështu që në Maltë të punësuar janë 80 për qind e burrave dhe vetëm 50 për qind nga gratë, që do të thotë se dallimi në shkallën e punësimit arrin 30 për qind.

Ky dallim në Itali arrin 20 për qind, ndërsa në Greqi – 19 për qind. Dallim më të vogël në punësimin mes grave dhe burrave ka në Lituani dhe Finlandë prej rreth tre për qind dhe në Suedi prej pesë për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button