Realiteti i 8 Marsit: 35 komuna në Maqedoni nuk kanë gjinekologë amë

Në 35 komuna të Republikës së Maqedonisë nuk kanë gjinekologë amë, ndërkaq në 29 komuna nuk ka numër të mjaftueshëm të gjinekologëve amë, kumtuan nga Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave – ESE, njofton Portalb.mk

Ata shprehën shqetësim për progresin e limituar të shtetit në lidhje me zhvillimin e qasjes deri te shërbimet shëndetësore për femrat dhe shëndetin riprodhues për gratë në tërë territorin e Maqedonisë.

“Gratë ende përballem me barriera deri te qasja në këto shërbime shëndetësore në nivel primar. Kjo gjendje ndjeshëm e rëndon qasjen e grave deri te shërbimet shëndetësore gjinekologjike në nivel primar. Kontrollet preventive të rregullta gjinekologjike çojnë deri te përmirësimi i shëndetit të grave, pasi që nëpërmjet të njëjtave mundet që më herët të zbulohen një sërë sëmundjesh dhe në kohë të shërohen, përfshirë këto edhe kancerin në qafën e mitrës”, thonë shoqata.

Sipas ESE, edhe pse në vitin 2016 Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet shpalljes nënshkruajti financim privat për specializim të mjekëve të mjekëve të medicinës të cilët janë regjistruar në specializim privat në fushën e gjinekologjisë dhe akusherisë për nivel mbrojtje të shëndetit në nivel primar për 20 kryerës, në 11 komuna, sipas të dhënave Ministria ka miratuar vetëm 6 specializime.

Sipas tyre, në vitin 2011 shkalla e vdekjes nga kanceri në qafën e mitrës ka qenë 1.5 në  100.000 gra, ndërkaq në vitin 2014 ka arritur në 4.1.

“Qeveria e Maqedonisë e ka zvogëluar buxhetin për programin për skrining të organizuar të kancerit të qafës së mitrës për vitin 2017 për 2.950.00 denarë në krahasim me programin për vitin 2016”, thonë nga ESE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button