Makfire Shaqiri, 9 vjet vozitëse autobusi në Transportin Publik të Shkupit

Makfire Shaqiri është gruaja e parë shqiptare, e cila tashmë nëntë vjet është vozitëse profesionale autobusësh në Ndërmarrjen e Transportit Publik të Shkupit. Ajo e dëshiron profesionin e saj, prej e vogël dëshira e jetës së saj  ka qenë të bëhet vozitëse e autobusit. Atë e vozit vetëm kur shkon në relacione të gjata, si p.sh. nëpër pushime, në Shqipëri,  Turqi dhe në Zvicër. Që e vogël, së pari u mësua të vozis traktor, pastaj edhe veturë dhe më vonë edhe  autobus. Ka filluar të vozisë prej moshës dymbëdhjetë vjeçare, edhe pse nuk ka pasur leje për vozitje. Me vozitjen e saj ka marrë disa gjoba dhe takime të pakëndshme me policinë e komunikacionit, transmeton Portalb.mk.

“Kur u lodha nga gjobat e paguara, babai im vendosi të ma paguajë marrjen e lejes për vozitje. Ai më përkrahu dhe e dinte se vozitja është ëndrra ime, dhe për atë u mundua që ëndrra të realizohet. Gjithmonë kam pasur përkrahjen absolute nga familja. Por, duhet të potencoj se më lehtë kam kaluar për kategoritë C, D dhe E se sa për kategorinë B, për veturë. Më shumë i dua automjetet e mëdha se sa veturën. Për deri sa moshataret e mia luanin me kukulla unë luaja me autobusë, kamionë dhe karroca”, shpjegon Makfire Shakiri, duke kujtuar fëmijërinë.

Ajo është grua e veçantë, e cila thotë se ka qenë këmbëngulëse, ka konkurruar në çdo konkurs për vozitës në Ndërmarrjen Publike të Transportit. Dhe arriti të punësohet në vitin 2006 dhe prej atëherë po e jeton ëndrrën e vet, transmeton Utrinski.mk.

“Ma dhanë mundësinë, u tregova dhe prej atëherë jam në ndërmarrje. Tash vozis autobus dykatësh, më shpesh në linjën e numrit 35. Nëse në fillim udhëtarët më shikonin me habi dhe me pasiguri deri sa e vozisja autobusin, tashmë e dinë, ata që vozisin çdo ditë më përshëndesin, bisedojnë me mua për shumë tema. Tashmë askush nuk habitet kur më sheh pas timonit”, thotë Shaqiri.

Makfirja ditën e fillon me kafen e mëngjesit me koleget e saja Marijën, Vesnën, Lilen dhe Verën. Ajo është e vetmja grua shqiptare, por e pranuar shumë mirë nga të gjithë në ndërmarrje. Pas kafes së mëngjesit fillojnë punën në linjën e caktuar.

Makfirja tha se marrëdhënia e mirë me udhëtarët është përditshmëria e saj dhe për shumicën tashmë nuk është e çuditshme kur shohin vozitëse grua në autobus. Në Ndërmarrjen Publike të Transportit “Shkup”, ka pesë vozitëse dhe të gjitha janë nëna. Nga profesioni si vozitëse ata i ushqejnë familjet e veta. Makfirja është nënë dhe ka një djalë, i cili krenohet me atë dhe e përkrah.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button