Muslimanët e “përjashtuar” nga Evropa themelojnë partitë e tyre

Në Evropën ku islamofobia është në rritje, muslimanët për ngritur zërin e tyre pasi janë gjithmonë e më të përjashtuar, kanë nisur të krijojnë parti politike në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Francë, Austri, Holandë, Spanjë, Bullgari dhe Greqi, ndodhen 11 parti të themeluara nga ose me shumicë muslimane. Ndërkohë që në Greqi dhe Bullgari këto parti janë zëri i pakicave turke, në Holandë, Austri dhe Francë janë krijuar si një alternativë kundër islamofobisë. Partitë e të përjashtuarve, të tjetërsuarve dhe atyre që nuk i’u zgjidhen problemet nuk janë formuar vetëm për muslimanët, por për të gjitha grupet etnike ndaj të cilave bëhet padrejtësi.

Austria

Në Austri, ku deklaratat kundër Turqisë, kohët e fundit kanë njohur rritje, qytetarët me prejardhje turke kanë themeluar Partinë Lëvizja e Re për të Ardhmen (NBZ), për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre. Partia e themeluar në rajonin Voralberg në fund të vitit 2016 synon të bëjë politikë në të gjithë vendin.

Kryetari i Partisë NBZ, Adnan Dinçer, ka thënë se rritja e partive radikale të djathta ka bërë që të hedhin hapa më të shpejta. “Aktorët politikë këtu marrin vendime në lidhje me pakicat. Por ne nuk jemi pjesë e këtyre mekanizmave vendimmarrës. Për këtë arsye pakicat hedhin hapa duke menduar gjendjen e tyre pas 50-100 vitesh”, tha ai.

Duke theksuar se ende është duke vazhduar procesi i institucionalizimit të NBZ-së, Dinçer në vijim të fjalës së tij shton: “Nuk ka një parti në vend e cila mund të merret me të drejtat e pakicave. Përkundrazi kohët e fundit edhe parti të cilat mendonim se janë pranë nesh kryejnë veprime kundër. Mendoj që veprime të tilla do të rriten në të ardhmen. Ndërsa përgjigja për këtë është arena e politikës dhe partia NBZ është ngritur mbi këtë bazë dhe nevojë.”

Holanda

Në Holandë, ku veprimet dhe deklaratat antimuslimane dhe turke janë gjithnjë e në rritje vepron partia DENK. DENK e cila në gjuhën vendase do të thotë “mendo” doli në skenë si pasojë e përjashtimit të Tunahan Kuzu dhe Selçuk Öztrük nga Partia Komuniste. Ajo u formua në shkurt të 2015-ës. Ndërsa më pas partisë iu bashkuan edhe emra të tjerë me origjinë marokene, si Farid Azarkan dhe gazetarja Sylvana Simons.

Kryetari i DENK, Kuzu duke vënë në dukje se partitë në Holandë janë drejtuar drejt radikalizmit me deklaratat e tyre kundër Islamit, thotë: “Partia jonë është themeluar për të qenë zëri i atyre që nuk i dëgjohet zëri.” Ai ka vënë në dukje se përgjegjësia më e madhe shoqërore është politika dhe se janë mbledhur kundër diskriminimit dhe racizmit bashkë me përfaqësues të pakicave.

Franca

Partia për të Drejta të Barabarta (PEJ) në Francë e themeluar me nismën e shoqatave turke dhe muslimane bën përpjekje për mbrojtur të drejtat e pakicave të cilat iu bëhen padrejtësi.

Partia ka cilësinë e partisë së parë turke në Francë. Ajo mori pjesë për herë të parë në mars të 2015 në zgjedhjet parlamentare, por u s’kualifikuan. Edhe pse parti e sapo formuar ajo arriti të marrë në 4 qytete dhe 10 kantione 2-6 për qind të votave.

Në një deklaratë për AA, kryetari i PEJ, Shakir Çolak, tha se synimi i themelimit të partisë është lufta kundër padrejtësive dhe pabarazisë. “Ne nuk jemi një parti turke apo muslimane e vetme. Por në rajon nuk ka një parti që mbron të drejtat e muslimanëve. Ne duam drejtësi për të gjitha shtresat e shoqërisë.”

PEJ do të marrë pjesë në zgjidhjet e ardhshme me shumë kandidatë në shumë qytete.

Një tjetër parti në Francë është Unioni i Demokratëve Muslimanë të Francës (UDMF). Partia në fjalë ka korrur sukses në rajonin e Parisit, ndërsa kanë marrë më shumë vota se Partia e Gjelbër në shumë rajone.

Partia e Muslimanëve të Francës (PMF) është themeluar në Strazburg në vitin 1997 nga Muhammed Latrece. Partia ka qenë në vëmendje me anë të disa deklaratave të forta. Ndërsa gjykata franceze në vitin 2014 vendosi ngrirjen e pasurisë së shoqatës, kryetar i së cilës ishte Latrece.

Spanja 

Në Spanjë jetojnë 1.9 milionë muslimanë dhe kjo shifër është e barabartë me 4 për qind të popullsisë. Në këtë vend ka dy parti muslimane. Partitë janë aktive në pjesën e Spanjës në Afrikë, Ceuta dhe Melilla. Koalicioni i Melilla-s i themeluar në vitin 1999 ka 7 anëtarë në parlamentin me 25 pjesëtarë.

Partitë në këtë rajon ende nuk kanë marrë pjesë në asnjë palë zgjedhjesh të përgjithshme.

Bullgaria

Në Bullgari ndodhen 3 parti, shumica e anëtarëve të së cilave janë turq dhe muslimanë. Një nga partitë e këtij lloji është edhe Lëvizja e Lirive dhe të Drejtës (HÖH). Ajo drejtohet nga Ahmet Doğan dhe është themeluar në vitin 1990.

HÖH ishte pjesë e koalicionit qeverisës në bashkëpunim me Partinë Socialiste të Bullgarisë (BSP). Në vitin 2013 ndaj Doğan-it u organizua një atentat dhe pas kësaj ngjarjeje partia shkoi në zgjedhje. Në krye të saj u zgjodh Lütvi Mestan. Pas deklaratave të tij të forta pas rënies së avionit rus në hapësirën turke ai është detyruar ti lërë kryesimin e partisë Mustafa Karadayı-s. Në parlamentin e shpërndarë HÖH përfaqësohej nga 38 deputetë, ndërsa ka 4 deputetë në Parlamentin Evropian (PE).

Pas deklaratave të Mestan-it pro Turqisë, Partia HÖH u nda në dy kampe. Pas kësaj ndarjeje krijohet Partia Demokratët për Humanizmin dhe Liritë (DOST). Partia e Mestan e themeluar në vitin 2016 është duke u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Greqia 

Në Greqi ndodhet Partia e Miqësisë, Barazisë dhe Paqes (DEB) e cila përfaqëson pakicën turke. Qendra e saj është në Trakia-n Perëndimore. Partia u themelua në vitin 1991 pas ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjet në këtë vend, ku për tu zgjedhur edhe në mënyrë të pavarur kërkohej 3 për qind e votave. Partia u themelua nga Dr. Sadık Ahmet.

Partia ka zyra në Xanthi dhe Evros. Ajo numëron rreth 6 mijë anëtarë. Synimet e Ahmet-it si themelues i partisë DEB ishte vënia në dukje e problemeve të pakicave brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa aktiviteti i partisë u riorganizua në vitin 2010 nga Mustafa Aliçavuş.

DEB gjatë zgjedhjeve të 2014-ës për PE-në arriti të marrë kryesimin në disa rajone të Greqisë si, Rodop, Evros dhe Xanthi, plot 43 mijë vota.

Kryetari i DEB, Aliçavuş, ka vënë në dukje se sistemi politik i sotëm në Greqi është kundër ruajtjes së të drejtave të pakicave në vend. “Athina ka vështirësuar zgjedhjen në mënyrë të pavarur duke vendosur pragun elektoral prej 3 për qindësh. Kjo ishte arsyeja që kemi ngritur një parti. Nëse nuk zgjidhemi në parlament detyra jonë është që në një mënyrë ose tjetrën të ngremë zërin kundër diskriminimit të pakicave brenda dhe jashtë vendit”, tha Aliçavuş dhe më pas shton: “Në këtë kuadër ne kemi marrëdhënie të mira me parti të ndryshme në Parlamentin Evropian me në krye Partinë Aleanca e Lirë e Evropës (EFA).”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button