Takime të ministrit Poposki me eurodeputetë në Bruksel

 Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në Bruksel realizoi takime me anëtarët e Parlamentit Evropian ku në fokus janë diskutimet rreth Rezolutës për Republikën e Maqedonisë. Siç kumtoi MPJ-ja, Poposki theksoi se rajoni po kalon nëpër fazë të tensioneve dhe pikëpyetjeve për ardhmërinë, transmeton MIA.

“BE-ja njëkohësisht është nën ndikimin e problemeve të brendshme. Në rrethana të tilla, për ne punë më e mençur është që të bashkohemi rreth integrimit në Union dhe vlerat e vërteta të cilat janë harruar. Kjo natyrisht është më e dobishme, sesa t’i rishikojmë kufijtë. Brukseli mund të ndihmojë me atë që do ta bëjë anëtarësimin më të arritshëm edhe realisht për këtë gjeneratë të qytetarëve të Maqedonisë”, theksoi Poposki.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, informoi se ministri i Punëve të Jashtme, është takuar me Alojz Peterle, bashkëkryesues me Komitetin e përzier parlamentar RM-BE, Ivo Vajgëll, raportuesin për Republikën e Maqedonisë në PE, Dejvid Mekalister kryesues me Komisionin për punë të jashtme të PE-AFET, Elmar Brok, kryetar i Federalistëve evropianë, Zhozef Doll, kryetar i Partisë Popullore Evropiane, si dhe me shumë anëtarë të Komitetit për punë të jashtme të PE-së, midis të cilëve edhe Tonino Piculla, Tune Kellam dhe Çarls Tanok.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button