Angelina Jolie me të dashur të ri? (FOTO)

Rreth Angelina Jolie ka nisur të spekulohet se aktorja ka nisur një romancë të re dhe shkak për këto thashetheme janë bërë disa foto ku Jolie shihet me një djalë misterioz gjatë vizitës së saj në Kamboxhia, muajin e kaluar.

Fotot, ku dyshja shihet teksa ndan një moment intim në Kamboxhia, kanë pushtuar mediat online.

Në këto foto, të publikuara nga “Radar Online”, Angelina dukej në një gjendje të mirë shpirtërore teksa ajo dhe i dashuri i saj i përfolur dalin nga një hotel luksoz.

Aktorja e “Maleficent” ishte e veshur me një fustan të zi, ndërsa mashkulli që e shoqëronte ishte i veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona bezhe.

Ndërsa dyshja është fotografuar gjithashtu një ditë tjetër teksa po bënin pazar në një treg tradicional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button