5 librat që duhet t’i lexoni para moshës 30 vjeçare

Përderisa e vetmja mënyrë për të mësuar është mbijetimi nga cikli i pashmangshëm i suksesit dhe dështimit, është gjithmonë e nevojshme të kesh udhëzime përgjatë kësaj rruge. Për të ju ndihmuar rreth kësaj qështje, gazeta britanike “The independent” ka bërë një listë me libra, të cilat ka shumë mundësi që ju nuk i keni hasur në shkollën e mesme ose në listën e librave për lexim në Universitet. Në këtë listë mund të gjeni një përzgjedhje e cila fokusohet në temat si kuptimi i indentitetit tuaj, formësimi i botëkuptimit dhe ngirtja e themeleve për një karrierë të përmbushur. Për arsye se disa nga librat ne nuk i kemi hasur në shqip, titullin e tyre do ta paraqesim ashtu siç është në origjinal, në gjuhën angleze.


“Meditime”, Marcus Aurelius

Përderisa rriteni, ju e kuptoni se nuk do të vijë kurrë koha në të cilën gjërat do të bëhen ashtu siç keni shpresuar.

“Meditime” është një koleksion personal i shkrimeve mbi ruajtjen e fortësis dhe rezistencës mentale, i shkruar nga perandori Romak Marcus Aurelius, i cili sundoi nga viti 161 deri 180, dhe mbahet mend si nga mbretërit filozof më të mëdhenjë. Versioni i perandorit për filozofin stoike ka mbetur relevant edhe pas 1,800 viteve, sepse ai ofron këshilla të përjetshme për arritjen e kontrollit emocional.


“Miti i Sizifit”, Albert Camus

Ne të gjithë kemi arsye për t’u ngritur nga shtrati në mëngjes dhe të fillojmë t’a dyshojmë këtë arsye, pasi të hyjmë në botën e vërtetë.
Ashtu siç edhe në veprën e tij, autori thotë se të gjithë njerëzit e gjejnë veten në një botë jo – racionale, duke u përpjekur për ta gjetur kuptimin e jetës së tyre, aty ku nuk eksizton një i tillë.


“Krim dhe Ndëshkim”, Fyodor Dostoyevksy

Pavarësisht filozofisë suaj personale, do të ketë momente kur bota vepron kundër jush dhe ju e pyesni veten se a i’a vlenë të jesh i mirë dhe t’i ndihmosh të tjerët.

Kjo vepër e Dostojevskit jo vetëm që është mbërthyese, por është një argument i fortë kundër nihilizmit, që në atë kohë ishte i popullarizuar mes intelektualëve Rusë. “Krim dhe Ndëshkim” është rrëfimi për Raskolnikovin, djaloshin 23 vjeçar, i cili duke vepruar në bazë të nxitjes, i vret dy gra të vjetra dhe pastaj përpiqet ta paraqes këtë veprim në polici.


“Anna Karenina”, Leo Tolstoy

Novelisti amerikan Ëilliam Faulkner, këtë Novel të Tolstoy-it e ka quajtur vepra më e mirë e shkruar ndonjëherë.

Si shpalosësi kryesor i një komploti në një aferë të dënueshme mes Anna Kareninës dhe Kontit Vronsky, Tolstoy e paraqet konnfliktin në pothuajse secili aspekt të ekzistencës njerëzore, si dashuria, familja, klasa shoqërore dhe lumturia.


“The Little Prince”, Antoine de Saint-Exupéry

Ashtu siç kanë mundur të ju thonë edhe shumë psikolog, për të qenë mentalisht i shëndetshëm, një person duhet të jetë në gjendje t’a integroj fëmijërinë e tij në pjekurinë e tij.

Me gjasë, nuk eksiton asnjë pasqyrim më madhështor i habisë dhe pikëllimit fëmijërorë, se sa ai i paraqitur në këtë vepër nga Saint-Exupéry.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button