Hidhen koktej Molotov ndaj Muzeut të Alfabetit shqip në Manastir

Në mëngjesin e sotëm rreth orës 4 është dëmtuar fasada, dera hyrëse dhe një dritare e objektit të Institucionit nacional Muzeu i Alfabetit shqip me seli në Manastir.

Nga SPB Manastir theksojnë se ngjarja është regjistruar dhe është vendosur sigurim në objekt me qëllim që në mënyrë të papenguar të bëhet hetimi për këtë rast.

Битола Молотови коктели

Sipas informacioneve fillestare, sot në mëngjes në orën 4 disa persona të panjohur kanë hedhur një shishe me lëng djegës (koktej molotovi) dhe më pas e kanë dëmtuar derën hyrëse dhe dritaren në katin e dytë të Muzeut, si dhe pllakën përkujtimore të Muzeut.

Sipas drejtorit të Muzeut, Nuer Arsllani është fat i madh që nuk është shkaktuar dëm më i madh.

“E dënoj këtë ngjarje dhe ngjarje të tilla nuk na duhen aspak. Pres institucionet kompetente t’i zbulojnë autorët”, deklaroi Arsllani.

Më shumë hollësira rreth hetimit do të kumtohen pas marrjes së informacioneve konkrete, konfirmoi Sanja Stamatova, zëdhënëse e SPB Manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button