Skadoi afati, pezull mbajtja e zgjedhjeve lokale

Gjendja politike ka bërë që të vështirësohet edhe mbajtja e zgjedhjeve lokale, njofton Portalb.mk.

Dje ishte dita e fundit e afatit ligjor për përcaktim të zgjedhjeve.

Që të mbahen zgjedhjet në gjysmën e parë të muajit maj, Kuvendi duhet të vazhdojë seancën konstituive që të zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe ai t’i shpall zgjedhjet.

“Zgjedhjet për anëtarë të këshillit dhe për kryetar të komunës mbahen çdo katër vite njëkohësisht në të gjitha komunat, në gjysmën e parë të muajit maj”, qëndron në nenin 16, pika 1 në Kodin Zgjedhor.
Në mënyrë shtesë theksohet se nga dita e shpalljes deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve nuk mund të kalojnë më shumë se 90 ditë, as më pak se 70 ditë.

Të drejtën për të shpallë zgjedhjet e ka vetëm kryetari i Kuvendit i cili votohet prej së paku 61 deputetë nga përbërja aktuale parlamentare. Tani për tani ende nuk është thirrur seanca kuvendore për të përfunduar konstituimin e Kuvendit, të zgjidhet kryetari dhe të shpallen zgjedhjet lokale në afatin e përcaktuar.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni të cilat u mbajtën më 11 dhjetor VMRO-DPMNE fitoi 51 deputetë, LSDM-49, BDI-10, Lëvizja BESA -5 dhe Aleanca për Shqiptarët 3 mandate.

LSDM-ja së bashku me BDI-në, Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa siguruan shumicë parlamentare, por ende nuk është dorëzuar kërkesë për thirrjen e seancës për zgjedhjen e organeve të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP