KS i KB-së nesër do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të testimeve raketore të Phenianit

Këshilli i Sigurimit i KB-së nesër do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë të Japonisë dhe SHBA-së, me qëllim që të shqyrtohen testimet e reja verikoreane të raketave balistike.

Koreja e Veriut dje gjuajti katër raketa balistike në Detin japonez, si pjesë e stërvitjes për sulm ndaj bazave ushtarake amerikane në Japoni.

Presidenti amerikan, Donald Tramp gjatë bisedës telefonike me ushtruesin e detyrës president i Koresë së Jugut, Hvang Kjo-an shqyrtuan që veprimet e këtilla të ndërmerren si përgjigje ndaj testimeve raketore verikoreane.

Paraprakisht, Tramp bisedoi në telefon me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, ndërsa ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Xhejms Matis foli për testimet raketore verikoreane në bisedë telefonike me kolegun e tij japonez, Tomomi Inada. Që të dy i vlerësuan testimet raketore si “të papranueshme dhe të papërgjegjshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button