Universiteti i Tetovës uron 7 Marsin

7 Marsi, Dita e arsimit dhe shkollës shqipe, na e përkujton figurën e nderuar të Mësuesit kombëtar, përpjekjen titanike më vigane të kombit tonë për të ruajtur identitetin tonë, përballë sfidave të kohës, thuhet në uratën e Universitetit të Tetovës.

“Në këtë ditë të shënuar për shkollën dhe arsimin tonë kombëtar, ndjej obligim t’u shprehim mirënjohjen tonë më të thellë edhe plejadës së profesorëve të parë të Universitetit tonë, të cilët sakrifikuan të gjitha forcat e tyre mendore dhe fizike për ta ngritur këtë tempull të diturisë në nivelin e një Universiteti modern, të cilin e gëzon sot kombi shqiptar. Universiteti ynë, çdo vit e shënon këtë datë historike, si ditë e ndritur nga e kaluara jonë e lavdishme, si dhe një motiv nxitës për punën që kryejnë punonjësit tanë të arsimit dhe shkencës. Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit ua uroj festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira për suksese të reja në misionin e tyre të shenjtë, arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja”, thonë nga Universiteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button