Ermal Meta sjellë këngën e Sanremos në version akustik (VIDEO)

Këngëtari shqiptar Ermal Meta këtë vit ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me pozicionimin e tij në festivalin e madh të Sanremos, shkruan KultPlus, përcjell Portalb.mk.

Meta, pasi përfundoi i tretë në radhitjen finale, doli edhe me disa çmime të kritikës nga ky festival.

Këtë fundjavë Ermali ka realizuar një video ku e sjellë këngën “Vietato Morire” në një version më ndryshe, më të relaksuar e të qetë, acoustic.

Ai ka thënë se kënga e tij është këngë për ata që nuk binden, sepse shpesh të mos bindesh nënkupton lumturi, dhe për lumturi duhet të luftojmë.
Ermali është një shqiptar i cili çdo ditë e më shumë po bëhet i famshëm në Itali dhe jo vetëm. Në Itali ai ka nisur një turne nëpër qytetet kryesore.


Ermal Meta – “Vietato Morire” (#NoFilter) by RockolVideo

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button