“Bloodlands”, pas Skocisë në Portugali

Ngjarja zhvillohet në Tiranë, ku familjet moderne tipike shqiptare bien pre e sulmit të vampirëve të udhëhequr nga shtriga, në rolin e së cilës paraqitet aktorja nga Kosova, Ilire Vinca, njofton Kultplus, përcjell Portalb.mk.

“Bloodlands” i pari film horror shqiptar është shfaqur premierë në “Frightfilm”, një festival dedikuar filmave të frikshëm, ndërsa pas kësaj premiere ky film pritet të udhëtojë në festivalin portugez “Fantasporto”.

“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj.

Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar.

Aktorja Suela Bako luan rolin e nënës në një familje ku zhvillohen ngjarjet kryesore te filmit, ku një familjeje i duhet të përballet me mallkimet e një shtrige.

Ngjarja zhvillohet në Tiranë, ku familjet moderne tipike shqiptare bien pre e sulmit të vampirëve të udhëhequr nga shtriga, në rolin e së cilës paraqitet aktorja nga Kosova, Ilire Vinca.

Kasa e aktorëve është e gjitha shqiptare dhe i gjithë filmi shfaqet në gjuhën shqipe. Aktorët e tjerë që luajnë në këtë film janë Gëzim Rudi, Suela Baco, Emiljano Palali dhe Alesia Xhemalaj.

Ky film i është xhiruar në Shqipëri në tetor të vitit 2014 nga produksioni australian “Kastlefilms”, e sa i përket shfaqjes së tij për publikun shqiptarë pritet të jetë në muajin qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP