Shkup, me flamuj kundër Platformës (FOTO)

Në shumë objekte të institucioneve shtetërore në Shkup, të cilat ende janë në ndërtim e sipër, janë vendosur flamuj të mëdhenj të Maqedonisë, pasi që e ashtuquajtura iniciativa qytetare e përkrahur nga VMRO-DPMNE, e cila është kundër Platformës së partive shqiptare, bëri thirrje që të “tërhiqet linja verdh e kuq” me flamur, shkruan BIRN, transmeton Portalb.mk.

Kjo “linjë” veçmas shihet në objektet shtetërore dhe fasadat e disa prej tyre që ende janë duke u ndërtuar, ndërkaq në institucionet që janë në funksion në të njëjtat nuk janë vendosur flamuj.

Flamuj të mëdhenj thuajse ka n shumicën prej garazheve në kate që janë në qytet, në Fakultetin ende të pambaruar për Dramë dhe Art në afërsi të objektit të MPJ-së, por edhe në ndërtesat e shtëpisë së ardhshme të Ujësjellësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button