Koxias: Maqedonia dhe Shqipëria duhet të fillojnë të sillen në mënyrë demokratike

“Maqedonia dhe Shqipëria duhet të kuptojnë se është e nevojshme të fillojnë të funksionojnë në mënyrë demokratike dhe t’i zbatojnë parimet demokratike të Bashkimin Evropian”, porosit shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, pas Këshillit për Politikë të Jashtme në BE. Koxias në deklaratën për televizionin shtetëror grek ERT, theksoi se në Këshill është shprehur shqetësim i madh për krizën politike në Maqedoni dhe Shqipëri, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, problemi kryesor është se Maqedonia dhe Shqipëria e shohin BE-në si sponsor financiar dhe si mundësi që të merret pjesë në një qendër të fuqishme pushtetare, ndërsa harrojnë se Bashkimi është sistem me vlera dhe demokraci, kërkon që anëtarët e tij të sillen në mënyrë përkatëse dhe ta ndjekin kulturën e kompromiseve.

“Në shtetet që i kemi në veri nuk mundet të mos funksionojnë proceset demokratike”, theksoi Koxias.

Shefi i diplomacisë greke vërejti se disa vende anëtare e presin Greqinë, e cila gjithashtu është e shqetësuar për të dy shtetet, të mundohet që t’i lehtësojë problemet dhe trazirat që ekzistojnë dhe të bëjë lëshime nga pozitat e veta.

“Disa mendojnë se ne duhet të ua lehtësojmë gjendjen shteteve dhe t’u bëjmë lëshime që të mbetemi bashkëpunëtor të mirë. Kam shpjeguar se ky nuk është problem. Problemi është se këto shtete duhet të kuptojnë se është e nevojshme të funksionojnë në mënyrë demokratike dhe kjo do të thotë të kenë qëndrim demokratik ndaj opozitës, ndaj pakicës, madje edhe ndaj pakicave etnike”, theksoi Koxias.

Koxias u bëri apel shteteve fqinje Maqedonisë dhe Shqipërisë të mos shprehin qëndrime publike për problemet e brendshme politike në këto vende, gjegjësisht ta ndjekin shembullin e Greqisë, e cila viteve të fundit, sipas tij, nuk ka shpreh asnjë qëndrim publik për krizën e brendshme politike në Maqedoni dhe Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button