Presidenti Ivanov të lejojë themelimin e qeverisë dhe (mos) shpëtoni popullin dhe vendin tuaj

Gjuha shqipe mbi dy mijë e njëqind vite ka bërë rezistencë. Gjuha shqipe dhe populli shqiptar janë autokton. Urojmë diplomatët dhe historianët tuaj të ju kanë informuar dhe përshkruar drejt për prejardhjen e gjuhës dhe populli tuaj!

Duke u bazuar në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore dhe në Protokollet e saj, Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare, dhe duke pasur parasysh Rekomandimet e Hagës lidhur me të drejtat e shkollimit të pakicave kombëtare dhe Rekomandimet e Oslos lidhur me të drejtat gjuhësore të pakicave kombëtare, Udhëzimet mbi përdorimin e gjuhëve minoritare në mediat transmetuese, si dhe me qëllim që të rregullojë përdorimin e gjuhëve, ne, qytetarët shumicë të shteti të Kosovës kemi respektuar dhe lejuar të drejtën elementare të pakicave për përdorimin e gjuhës amtare. Shteti i Maqedonisë do të ishte mirë ta pranonte modelin e veprimit të shtetit të Kosovës.

Neni 5 i Kushtetutës se Republikës së Kosovës dhe Neni 2 i “Ligjit për përdorimin e gjuhëve” zyrtare në Kosovë kanë paraparë se gjuhët zyrtare që kanë status të barabartë në Kosovë janë gjuha shqipe dhe serbe.

Neni 2.3 i “Ligjit për përdorimin e gjuhëve” paraqet këtë mendim: “Në komunat e banuara nga një bashkësi, gjuha amtare e të cilës nuk është gjuhë zyrtare dhe e cila përbën sё paku 5 përqind të popullsisë së përgjithshme të asaj komune, gjuha e asaj bashkësie do tё ketë statusin e gjuhës zyrtare në atё komunë dhe do përdoret barabartë me gjuhët zyrtare. Mirëpo, Neni 2.4. i po këtij ligji paraqet këtë mendim: “Në ato komuna ku jeton një bashkësi, gjuha amtare e së cilës nuk është njëra nga gjuhët zyrtare në Kosovë dhe e cila përfaqëson më shumë se tre (3) përqind të popullatës së përgjithshme të komunës, gjuha e asaj bashkësie do të ketë statusin e gjuhës në përdorim zyrtar në atë komunë dhe do të jetë në përdorim të barabartë në pajtim me dispozitat e përcaktuara në nenin 8 të këtij ligji”. Mendimet e paraqitura të Nenit 2.3 dhe 2.4 krijon hapësirë për t’i interpretuar në variante të ndryshme.

 

I nderuar President i Republikës së Maqedonisë z. Gjorge Ivanov, veprimet modeste të shtetit të Kosovës në shikim të parë, edhe për ne ishin të papranuar, por respektuam të drejtën elementare të shoqërisë, e drejtë e cila garantoi stabilitet human dhe qëndrueshmëri shtetërore dhe shoqërore.
Gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra të familjes së  gjuhëve indoeuropiane. Gjuha shqipe krahasohet paralelisht me greqishten e vjetër dhe latinishten. Mendimin në fjalë e kanë dëshmuar studiuesit serioz dhe teoritë e tyre tashme janë të pranuar.

Prandaj, lejimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni nuk do të jetë dobësi, as për Ju dhe as për popullin tuaj, por do të jetë nderi i krenarisë suaj si President. Nuk do të ju krijon dygjuhësi.

 

President i nderuar, qytetarët e shteti tuaj, në zgjedhjet e fundit treguan pjekuri humane dhe demokraci të shtuar.

 

Shteti juaj, bashkërisht më gjithë shoqërinë tuaj, meritojnë të integrohen shumë më shumë me shtetet fqinje dhe më gjerë.

Ndërtoje shtetin. Shpëtoje popullin. Respekto vlerat humane. Uleni tensionet. Lejoni themelimin e qeverisë së Zaevit.

Kjo do të jetë rruga më e mirë e ruajtjes së shtetit dhe vlerave tuaj.

 

Gjuha shqipe mbi dy mijë e njëqind vite ka bërë rezistencë. Gjuha shqipe dhe populli shqiptar janë autokton. Urojmë diplomatët dhe historianët tuaj të ju kanë informuar dhe përshkruar drejt për prejardhjen e gjuhës dhe populli tuaj!

 

President Ivanov lejoi themelimin e qeverisë dhe shpëtoni popullin dhe vendin tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button