Mësuesia, profesion ose mision?

Fadil Curri

Fadil Curri

Mësues me mision të tij mund të jetë edhe jonjeriu, ndonjë ngjarje, dukuri ose lëvizje e madhe popullore, por që njerëzit e krijojnë. Bie fjala, flijimi i familjes Jashari është shkollë atdhetare, mësues i vërtetë me mision se si duhet vdekur në vendin tënd dhe për vendin e popullin tënd, është mësim e edukim atdhetar unik, që kjo ngjarje do të jetë mësuese e jetës edhe për brezat e ardhshëm, trimëruese në kohët shpresëthyera.

Eqrem Çabej, kryemësues i gjuhësisë shqiptare dhe asaj krahasimtare, kishte thënë se mësuesia nuk është vetëm profesion, por edhe mision.
Mund të kesh kryer shkollën Normale, atë të Lartë Pedagogjike, Fakultetin, gjegjës dhe të punësohesh punëtor i arsimit, përgjithësisht i mësuesisë. Për punën që e bëri ose bën, është paguar ose paguhet, pak ose mjaftueshëm, varet nga periudha historike.
Kontributi misionar nuk i paguhet mësuesit, ai është përpjekje vullnetare të japë më tepër se sa kërkohet kuadrovikisht nga ai. E shpreh të pakënaqurën, të vyerën, të munguarën, ëndjen e aspiratën, ndonëse shpesh është hallkeq për të.
Profesioni i mësuesit përfundon me shprehinë e përditshme të punës me nxënësit, orët e ditët me ta, rregullshmëria dhe katërcipëria. Misioni i mësuesit nis kur ai bëhet mësues edhe i popullit, del nga konniza e vetëm shkollës, por shtjellon dhe ofron dije, metodologji, guxim, flijim e gatishmëri ndryshimesh me risi, që hedh në dritë në arsimimin, edukatën, historinë, gjuhën, folklorin, mjekësinë popullore, toponiminë, amvisërinë e shumë fusha të tjera, për të cilët ka nevojë sot për këtë mision të mësuesit Kosova dhe shqiptarët përgjithësisht shqiptarët e ish-Jugosllavisë, për më tepër që rreziku ësht të zhduken shpejt disa vlera nga trashëgimia e tradita jonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP