7 Marsi, dita e mësuesit

7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqiptare. Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tanë të parë që në mësuan shkonjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun. Na mësuan poezitë e bukura të autorëve tonë të mrekullushëm që çdo fjalë e varg i saj të mbetet e të ngulitet thellë në mendjet tona. Me aq dashuri e respekt janë sjellur me ne për të na mesuar e kritikuar me atë metodën dashamirësisë kur ne bënim gabime. Mesimet e mësuesve tonë u bënë udhërrëfyes për rrugën tonë në të ardhmen. Ato mësime na ndjekin edhe sot që kemi dalë në jetën tonë të pavarur. Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mesuesve tanë, shkruan Portalb.mk.

Mësuesit shqiptarë në çdo kohe e në çdo krahinë, kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në rradhë të parë ishin patriotë dhe njerëz të emacipuar, agjitaorë të shqiptarizmës dhe idealistes, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme. Çdo njeri nga ne, ka në zemër monumentin e mësuesit të tij të preferuar, të cilit i falet me mirënjohje. Pra çdo njeri pavarsisht se çfarë detyre ka sot, qoftë ky ministër apo politikan , biznesmen apo punëtor, ka qenë dikur nxënës, ka patur përballë mësuesin, mësuesen që s’kursente kohën, frymën, pasionin, jetën, për të brumosur vogëlushet me dije, me kulturë dhe edukatë.

Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 8 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Naçi Nuçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies,për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem ne luftën për liri dhe pavarësi.

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button