Ndërroi jetë mësuesi e shkrimtari Arif Demolli

Ka ndërruar jetë sot në moshën 68-vjeçare shkrimtari Arif Demolli, njofton Portalb.mk.

Përveç në arsim i ndjeri punoi në revistën “Bota e Re”, në Televizionin e Prishtinës, revistat “Fjala”, “Pionieri” dhe në fund në Ministrinë e Arsimit.

Arif Demolli, autori i “Lushi si askushi”, “Vdekja e Akanit” dhe e dhjeta librave të tjerë, është lindur më 2 maj 1949 në Gllogovicën e  Prishtinës.

Ai ka qënë i dënuar me burg dhe i përzënë nga puna prej pushtuesit serb.

Ky ishte mësues, por më shumë është i njohur si misionar mësuesor.

Vdekja e tij biologjike në të vërtetë është vazhdim i jetës intelektuale e shpirtërore të lexuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button