Berat Jakupi rikthehet në fron, shpallet kampion i Maqedonisë

Karateisti më i suksesshëm në Maqedoni, Berat Jakupi përsëri është kthyer me suksese, së fundi ai është shpallur kampionit i Maqedonisë, vetëm pas një viti që e kishte humbur atë shkaku i lëndimeve dhe operacionit.

Karateisti nga Gostivari është shpallur kampion në kategorinë -84 kilogramë. Berat Jakupi arriti të shënojë tri fitore për të rrëmbyer titullin e më të mirit, ndërsa në finale mundi Petar Spasenovski, fuke ju hakmarrë për disfatën e vitit të kaluar. Rezultati përfundimtar ishte 1:1, por Jakupi doli fitues  falë rregullave të reja sipas të cilave në rast të barazimit përparësi ka garuesi që fiton pikën i pari. Deri në finale Berati e kishte fituar më parë 8:0 garuesin e Vardarit, ndërsa në luftën e dytë fitoi 5:2 Viktor Krstevskin.

Ky rezultat paralajmëron sukseset e radhës për Berat Jakupin i cili do të përgatitet për duelin e ardhshëm, kur pas dy javëve do të jetë në Roterdam të Holandës, ndërsa në fund të muajit mars do të jetë pjesë e Kampionatit Ballkanik në Çaçak të Serbisë. Këto gara në kuadër të karatesë do të jenë mundësi e mirë që Berat Jakupi të përgatitet sa më mirë për Kampionatin Evropian që do të mbahet në muajin maj të këtij viti. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button