Mogherini: Mos luani me zjarrin, mos e ktheni krizën në ndëretnike

Kriza politike të mos kalojë në krizë institucionale dhe aktorët politik të gjejnë instrumente për dalje nga situata. Ishin këto mesazhet e Brukselit pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini deklaroi se në pyetje janë mençuria e presidentit për të tërhequr vendimin e tij dhe aftësia e Kuvendit për përzgjedhjen e kryeparlamentarit, shkruan Alsat M, transmeton Portalb.mk.

“Besoj se ka instrumente; e para mençuria e presidentit dhe e dyta, kapaciteti i Kuvendit për të proceduar çështjen duke zgjedhur kreun e tij ose zhbllokimin e situatës që kjo krizë institucionale të menaxhohet me instrumentet që ka Shkupi pa ndërhyrje por është normale që miqtë të kujdesen për partnerët”, deklaroi shefja e diplomacisë, Federika Mogerini.

Mogerini deklaroi se shqetësimi i Brukselit është që kriza politike të mos kalojë në krizë ndëretnike që do të çonte drejtë destabilimit të gjithë rajonit.

“Besoj se ajo me të cilën përballet sot Shkupi është akoma një krizë politik institucionale. Shqetësimi im më i madh është që kjo të mos kthehet në krizë ndëretnike dhe ky ka qenë mesazhi kryesor që dhashë atyre që kanë përgjegjësi politike në vend; mos luani me zjarr dhe mos e ktheni këtë në një ballafaqim ndëretnik që do ta shkatërronte vendin dhe do të përhapej edhe më gjerë”,  tha Mogerini.

Shefja e diplomacisë evropiane shprehu edhe shqetësimin e Brukselit për ndërhyrjet ruse në Ballkan, por shtoi se beson që ndikimi që ka BE-ja mbi rajonin është më i madh.

“Shqetësimi ekziston dhe është i thellë por gjithashtu është besimi që rritet nga fakti që nuk ka fuqi tjetër në botë që ka aq shumë ndikim për mirë në Ballkanin perëndimor dhe ky është Bashkimi Evropian”, shtoi Mogerini.

Gjatë javës së kaluar, Mogerini vizitoi vendet e Ballkanit perëndimor, duke përfshirë këtu edhe Maqedoninë. Për këtë vizitë, Mogerini gjatë javës do të njoftojë edhe kryeministrat dhe presidentët e vendeve anëtare.

Gjatë vizitës në Maqedoni, Mogerini i bëri thirrje presidentit Gjorge Ivanov të respektojë kushtetutën dhe të japë mandatin partive të cilat kanë siguruar shumicën e deputetëve në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button