Kujdes! Smartfonët në vëmendje të krimit kibernetik

Të shndëruar në kompjuter të vegjël që mbahen në xhep, smartfonët janë gjithnjë e më shumë shënjestër e kriminelëve kibernetikë, të tërhequr nga sasia e informacioneve personale, adresat, lëvizjet, llogaritë bankara, që mund të ruhen në to.

“Kriminelët kibernetikë zhvendosen aty ku ka vlera dhe smartfoni është bërë mjeti i preferuar për bleriet në internet apo pagesat në vend të kartës”, theksoi Tanguy de Coatpont, drejtori i përgjithshëm në Francë i kompanisë së famshme të prodhimit të antivirusëve “Kaspersky Labs”.

Për pasojë, të shënjestruar nga programe virus që bllokojnë një pjesë të funksioneve të pajisjes ose marrin peng të dhëna të rëndësishme që duhet të paguash për t’i zhbllokuar, smartfonët shihen nga kriminelët kibernetikë si një portë hyrës drejt informacioneve shpeshherë esenciale për përdoruesin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button