Rrëmujë për të marrë ushqim në Zambia, 10 të vdekur

Qeveria e Zambias të hënën anuloi programin për shpërndarjen e ushqimit të organizuar nga Kisha e Krishtit, pasi gjatë rrëmujës në kryeqytetin Lusaka mbi 10 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u lënduan, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë, Mwata Katongo, u shpreh për gazetarët se numri i të vdekurve pritet të rritet, ndërsa numri i të plagosurve në mënyrë kritike në spitale aktualisht është shumë i lartë.

“Njerëz të uritur u mblodhën në Qendrën Olimpike Rinore për Zhvillim (OYDC) në Lusaka, për të marrë ushqim falas kur ndodhi ikja në rrëmujë. Anulimi i programit për ushqim nuk është vetëm për sigurinë e organizatorëve, por edhe për të lehtësuar hetimet për këtë çështje”, shtoi ai.

Sipas policisë, mbi 35.000 persona u mblodhën në qendrën rinore për të marrë ushqim. Sipas Njësisë së Menaxhimit të Katastrofave, disa pjesë të caktuar të Zambias, përfshirë Lusakan, duke përfshirë provincën jugore, veriore dhe qendrore mund të përballen me uri në muajt e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button