Artikull i rrezikshëm, manipulues dhe nxitës

[Recension: FOTO: Ja si do të duken dëftesat dhe pasaportat dygjuhësore]

Kur në vend të fakteve përdoren spekulimet, kur në vend të burimeve të informatave përdoren shprehje paushallë “më the-të thash”, kur në vend të fotografive përdoren fotomontazhe, kur në vend të lajmit kemi spin dhe sulm, atëherë do të thotë se lexojmë një tekst sikur ky.

 111Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Ja si do të duken dëftesat dhe pasaportat dygjuhësore

 Data dhe koha e publikimit: 27.02.2017  14:29

 Data e recensionit: 28.02.2017

 Recensues: Vlladimir Mirçeski

ARTIKULL PA MEND!

Material i trilluar, me burime ose fakte “të matura me gram”, me elemente të rrezikshme të spinimit që shkojnë në drejtim elektrizimit të mëtutjeshëm të situatës edhe ashtu të tensionuar në vend. Ky është një shembull për veprim të papërgjegjshëm mediatik. Qëllimisht nuk e përdorim termin gazetari, për shkak se, thënë sinqerisht, kjo nuk është gazetari, por propagandë, e cila në mënyrë të rrezikshme luan në kartën e ndjenjave nacionale, në kushte kur polarizimi është jashtëzakonisht i lartë.

Të shkojmë me radhë. A dihet saktë se çka do të sjellin bisedat ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së nëse formojnë qeveri? Përgjigja është jo. Pjesa më e madhe e të ashtuquajturave informata, janë inmë shpesh informata jozyrtare, një pjesë e tyre me vërtetësi diskutabile, ndërsa shumë shpesh bëhet fjalë për keqpërdorime, sikur ky tekst, të cilat qëllimisht “e çojnë ujin te mulliri i vet”. Në rastin konkret, mullisi është partia në pushtet, e cila nëpërmjet artikujve të këtillë arriti krejtësisht ta ndryshojë diskursin publik – nga akuzat për krime serioze në luftë patriotike për ruajtjen e Maqedonisë unitare.

Është e qartë dhe e pritshme, duke e pasur parasysh funksionimin e deritashëm të VMRO-DPMNE-së, se në luftën mediatike do të përdoren të gjitha mjetet e lejuara – disa të palejuara, e më së shumti të palejuara. Prandaj, këtu kemi manipulim dhe koment:

“Marrëveshja për qeveri, të cilën lideri i LSDM-së e arriti me partitë shqiptare duke e pranuar krejtësisht platformën shqiptare, në fakt është marrëveshje për ndryshimin e identitetit të Maqedonisë, me të cilën preken postulatet kryesore si gjuha, emri, flamuri, stema dhe himni”.

Si mund të bëhet ky pohim, në çka bazohet, cilat janë burimet… Zero kredibilitet, e poashtu edhe e pavërtetë për frikësimin e publikut – për ndryshimin e himnit, stemës nevojitet shumicë prej dy të tretash në parlament. LSDM-ja, BDI-ja, BESA dhe Aleanca për shqiptarët nuk e kanë këtë dhe këtu shihet spini – si do ta ndryshosh dhe do ta ridefinosh diçka, sikur edhe të duash, nëse për këtë nuk ke fuqi politike.

Mirëpo, kjo nuk është gjëja më e tmerrshme në tekst, për shkak se krimi më i madh ndaj profesionit bëhet me formulimin “FOTO: Ja si do të duken dëftesat dhe pasaportat dygjuhësore”, që është veprim i paturpshëm në favor të agjendës së dikujt – nëpërmjet fotomontazhit tentohet të bëhet njëfarë mobilizimi i publikut, që me të madhe na i përkujton thirrjet e viteve të 30-ta të shekullit të kaluar, të cilat rezultuan me Evropë në gërmadha.

Gjithçka që ka mundur të shkelet nga standardet profesionale është shkelur.

Me këtë artikull jashtëzakonisht të rrezikshëm janë shkelur disa dispozita të Kodit të gazetarëve, si për shembull:

Duke e ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë qytetare, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve, do të kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në kontrollimin e pushtetit dhe subjekteve tjera të jetës publike – (preambula).

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur – 
(neni 1).

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…) – (neni 10).  

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button